KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Apelit Vlorë, Altin Binaj

TIRANË, 23 janar /ATSH – I. Vata/ – Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Apelit Vlorë, Altin Binaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit Altin Binaj, drejtues në Prokurorinë e Apelit Vlorë.

Trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko, Xhensila Pine, pasi hetoi dhe çmoi provat nga të gjitha institucionet, vendosi sot konfirmimin në detyrë të Altin Binajt.

Prokurori i Vlorës, Altin Binaj kaloi Vetingun, duke marrë vlerësim për tre kriteret klasike, të ligjshmërisë së pasurisë, atë etik dhe profesional. /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.