INSTAT: Ulet me 2,6% numri i shtetasve që udhëtuan jashtë vendit në dhjetor

TIRANË, 23 janar/ATSH/ Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit dhjetor 2018, janë 655.415 duke shënuar një ulje me 2,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit dhjetor 2018, janë 446.032 dhe krahasuar me dhjetor 2017, ky numër është rritur 11,7 %.

Ndërsa daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit dhjetor 2018, janë 209.383 dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky numër është ulur 23,5 %.

INSTAT njofton se daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i vendit tonë në 2018, janë 5.415.071, duke u rritur 4,4 %, krahasuar me një vit më parë. /m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.