GREQI – Parlamenti nis diskutimet, përpara votimit për emrin e Maqedonisë

ATHINË, 23 janar /ATSH-AFP/ – Parlamenti grek nisi sot në mëngjes diskutimet në lidhje me marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë, i cili është thirrur t’a miratojë të enjten në mbrëmje, një mosmarrëveshje e vjetër që dëmton marrëdhëniet mes dy shteteve fqinjë prej gati 30 vjetësh.

Pasi u ratifikua nga Parlamenti i Shkupit dhjetë ditë më parë, marrëveshja greko-maqedonase e 17 qershorit që riemërton republikën e vogël të Ballkanit në ”Republika e Maqedonisë së Veriut’’ duhet të miratohet nga Parlamenti grek për të hyrë në fuqi.

Marrëveshja kundërshtohet nga një pjesë e madhe e klasës politike greke. Që në fillim të seancës plenare mëngjesin e sotëm, debatet nisën me tone të larta./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.