FRANKFURT – FAZ: Pakti franko-gjerman i nevojshëm në Europën e trazuar

FRANKFURT, 23 janar /ATSH-ANSA/- Gazeta konservatore Frankfurter Allgemeine Zeitung e konsideron marrëveshjen e re franko-gjermane si një domosdoshmëri duke marrë parasysh përçarjet me të cilat po ballafaqohet aktualisht BE-ja.

Sipas analistëve, BE-ja po përjeton fazën më të vështirë që nga themelimi i saj, në situatën aktuale është e dobishme që dy anëtarët e saj më të rëndësishëm të konfirmojnë gatishmërinë e tyre për të punuar së bashku.

Ka një përçarje të re mes Lindjes dhe Perëndimit në BE, e cila gradualisht po shndërrohet në një përçarje ideologjike. BE-ja nuk mund të konsiderojë për momentin Italinë si partner në projekte të përbashkëta.

Në një situatë të tillë, Berlini dhe Parisi duhet të bashkëpunojnë fort për të arritur rezultate në Bruksel.   /os/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.