DAVOS – Pekini: Kina dhe SHBA-ja janë të domosdoshme për njëra-tjetrën

DAVOS, 23 janar /ATSH-AFP/ – Zëvendëspresidenti kinez, Wang Qishan garantoi sot në Davos se Kina dhe SHBA-ja janë të domosdoshme për njëra-tjetrën, ndërkohë që dy gjigantët janë duke zhvilluar negociata tregtare me rrezik të lartë.

“Dy ekonomitë e para botërore janë të domosdoshme për njëra-tjetrën”, tha ky personalitet që drejtonte këtë vit delegacionin kinez në Forumin Ekonomik Botëror, duke bërë thirrje që të krijohet një marrëdhënie “fitues-fitues”.

“Çdo përballje është e dëmshme për interesat e dy palëve”, theksoi ai. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.