BERLIN – Takim Maas-Pompeon për diskutime mbi raketat bërthamore ruso-amerikane

BERLIN, 23 janar /ATSH-DPA/- Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas do të niset për një udhëtim tre-ditor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me objektivin kryesor për të diskutuar mbi traktatin SHBA-Rusi, i cili kufizon raketat bërthamore.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Rusia të shkatërrojë rezervat e raketave 9M729 me arsyen se keto raketa shkelin traktatin bilateral të armëve bërthamore (INF), në fuqi që nga epoka sovjetike.

Maas bëri presion ndaj homologut të tij rus Sergei Lavrov në Moskë javën e kaluar për të rimarrë marrëveshjen dhe ka në plan të bëjë të njëjtën gjë edhe me Pompeo.

Gjermania po merr një rol si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së me përgjegjësi më të madhe ndërkombëtare në fillim të një afati dyvjeçar.

Maas do të udhëtojë në Nju Jork të mërkurën e ardhshme për të marrë pjesë në një takim për ndryshimet klimatike. /   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.