Barnier: Londra duhet të zgjidhë faturën e divorcit edhe në rastin e një Brexit pa marrëveshje

BRUKSEL, 23 janar /ATSH-AFP/ – Britanikët do të duhet të zgjidhin çështjen e faturës së divorcit me BE-në edhe në rastin e një Brexit pa marrëveshje, theksoi kryenegociatori europian, Michel Barnier në një intervistë të publikuar sot, dhënë për disa gazeta europiane.

‘’Ne e kemi thënë gjithmonë se shumica e angazhimeve të Britanisë së Madhe për aq kohë sa ky shtet është anëtar i BE-së do të respektohen, megjithëse do të jetë më e vështirë për t’iu përmbajtur atyre në rast të ‘’no deal”, shprehet Barnier, në intervistën dhënë për të përditshmen franceze ‘’Le Monde’’ publikuar gjithashtu nga polakja ‘’Rzeczpospolita’’ dhe ‘’Luxemburger Wort’’ e Luksemburgut.

Marrëveshja e negociuar me vështirësi midis Londrës dhe Brukselit , e cila u refuzua me shumicë të theksuar nga Parlamenti britanik parashikon gjithashtu zgjidhjen e angazhimeve të marra nga Britania e Madhe në kuadër të buxhetit disavjeçar (2014-2020), që mbulon gjithashtu periudhën e tranzicionit të parashikuar nga marrëveshja./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.