“Unaza e re”, Çupi: Shkarkimi i drejtorëve nuk mjafton

TIRANË, 22 janar /ATSH- I. Vata/ – Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi e konsideroi sot shkarkimin e disa drejtorëve, si një veprim për të larë duart nga vjedhja 40 milionë euro tek Unaza e Re.

Në një deklaratë për mediat, Çupi shprehet se fushata e shkarkimeve të drejtorëve është treguesi i kalbëzimit nga korrupsioni i kësaj qeverie, e cila nuk është e aftë të bëjë reforma.

“Një qeveri që ka vullnet të luftojë korrupsionin dhe jo të ndajë me klientët e saj paratë e shqiptarëve do ta çonte sot drejt qelisë së burgut drejtorin e Rrugëve, drejtorin e OST-së, drejtorin e Portit dhe çdokënd tjetër që vjedh. Shkarkimi i shërbëtorëve të oligarkëve, është i pamjaftueshëm, është një përpjekje për të larë duart me vjedhjen e 40 milionë euro. Drejtorët e shkarkuar e kanë vendin në burg”, tha Çupi. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.