UKRAINË – Ish-kryeministrja, Julia Timoshenko shpall kandidaturën për presidencialet e 31 marsit

119

KIEV, 22 janar /ATSH-AFP/ – Ish-kryeministrja ukrainase, Julia Timoshenko shpalli sot kandidaturën e saj për zgjedhjet presidenciale të 31 marsit, një figurë favorite përballë presidentit në ikje, Petro Porochenko referuar sondazheve të fundit.

‘’Unë jam kandidate në zgjedhjet presidenciale’’, deklaroi Timoshenko në Kiev në prani të qindra personave, gjatë një takimi të partisë së saj ”Batkivchtchina”(Kombi).

Julia Timoshenko u dënua me shtatë vjet burg në 2011 me akuzën për shpërdorim të detyrës gjatë kohës kur ishte kryeministre e Ukrainës. Komuniteti ndërkombëtar e dënoi gjyqin ndaj saj, duke e cilësuar si tërësisht të motivuar politikisht.

Timoshenko bashkë udhëhoqi Revolucionin Portokalli dhe ishte gruaja e parë që emërohet kryeministre e Ukrainës, një post të cilin e mbajti nga 24 janari deri më 8 shtator të vitit 2005, dhe përsëri nga 18 dhjetor 2007 deri më 4 mars 2010. Ajo renditet e treta në listën e revistës ‘’Forbes’’ të grave më të fuqishme të botës në vitin 2005./ / v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.