TIRANË, 22 janar /ATSH- I. Vata/ – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike vazhdon punën për riparuar linjën e dëmtuar nga dëbora në Rragam, Tropojë.
Ndonëse në temperatura të ulëta dhe nën reshjet e dëborës në lartësinë 1000 m mbi nivelin e detit, punonjësit e OSHEE-së po punojnë për riparimin e defektit.
“Jemi në zonën e Gashit, Rragam, rreth 1000 m mbi nivelin e detit. Grupi i elektricistëve nga OSHEE Tropojë, janë duke riparuar linjën e dëmtuar nga dëbora”, shprehet Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike./m.m/