Tiranë-Elbasan drejt përfundimit, pasi u kthye në shëmbëlltyrën e rrugëve të lëna rrugëve

Tiranë-Elbasan drejt përfundimit, pasi u kthye në shëmbëlltyrën e rrugëve të lëna rrugëve

Tiranë-Elbasan drejt përfundimit, pasi u kthye në shëmbëlltyrën e rrugëve të lëna rrugëvehttp://ata.gov.al/2019/01/22/tirane-elbasan-drejt-perfundimit-pasi-u-kthye-ne-shembelltyren-e-rrugeve-te-lena-rrugeve/Kryeministri u shpreh se kostoja e dyfishtë për rindërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan është rezultat i papërgjegjshmërisë në hartimin e projektit të mëparshëm. “Kjo rrugë u bë realisht gangrenë. U nis pa projekt, pa studim gjeologjik, pa asnjë lloj sigurie, vetëm hajde të hapim tunelin për fushatë elektorale e punë e madhe se çfarë ndodh mbrapa dhe e paguan shumë shtrenjtë. Praktikisht ka shkuar dyfish nga vetëm marrëzia dhe babëzia e paimagjinueshme”, tha ai.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E martë, 22 Janar 2019

TIRANË, 22 janar/ATSH/ Rruga Tiranë- Elbasan së shpejti do të jetë në funksion të plotë për qytetarët.

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot kantierin ku po punohet intensivisht. Drejtuesi i punimeve shpjegoi se punimet teknike janë drejt fundit dhe në mars, rruga do të bëhet e aksesueshme në një pjesë të saj, për të vijuar më pas me vënien në funksion të plotë.

“Aktualisht po punohet për trajtimin e rrëshqitjes këtu. Po bëhen mbrojtëset e skarpatës, tubat e drenazhit, veprat e artit, muret mbajtës për stabilizimin e kësaj pjesës këtu. Po punohet edhe për stabilizantin dhe të gjithë pjesa hidraulike e projektit me kanalet anësore. Ritmet janë të kënaqshme dhe parashikojmë që në 14 mars rruga të bëhet e aksesueshme për trafikun, karrexhata e majtë përkohësisht, deri sa të mbarojë në përputhje me grafikun e ri të punimeve, në maj të 2019. Kjo ka qenë një nga zonat më problematike të projektit. Kjo ka patur një kosto 9.6 milionë dollarë. Realizmi i saj është 93%. Duhen edhe 800 mijë dollarë dhe kjo të kompletohet”, tha ai.

Kryeministri u shpreh se kostoja e dyfishtë për rindërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan është rezultat i papërgjegjshmërisë në hartimin e projektit të mëparshëm.

“Kjo rrugë u bë realisht gangrenë. U nis pa projekt, pa studim gjeologjik, pa asnjë lloj sigurie, vetëm hajde të hapim tunelin për fushatë elektorale e punë e madhe se çfarë ndodh mbrapa, dhe e paguan shumë shtrenjtë. Praktikisht ka shkuar dyfish nga vetëm marrëzia dhe babëzia e paimagjinueshme”, tha ai.

Drejtuesi i punimeve pohoi se vështirësitë kanë qenë të shumta, studimet janë bërë nga e para, pasi projekti fillestar kishte mangësi të mëdha. “Kosto për efekt të projekteve të bëra jo me fazë fizibiliteti korrekte, pa studime gjeologjike. P.sh., janë bërë 3 studime gjeologjike vetëm tek kjo zonë. Domethënë, duhet t’i kushtohet shumë rëndësi fazës së fizibilitetit, para se të tenderohet. Tani nuk ka më probleme teknike. Është thjesht vetëm çështje kohe”, shtoi ai.

Kryeministri Rama kërkoi angazhim maksimal për të përmbyllur rrugën brenda afatit të parashikuar, në maj 2019. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.