SOCIALE – Shutdown, ushqim falas në restorantin Jonh Bon Jovi

107

NJU XHERSI, 22 janar /ATSH-ANSA/ – Unë jam këtu për ju, tha këngëtari Jon Bon Jovi përpara njerëzve ku ofron solidaritetin e tij ndaj punonjësve federalë të papaguar për shkak të paralizimit të pjesshëm të qeverisë federale amerikane (shutdown) duke i ftuar ata të hanë falas në restorantet e tij në Nju Xhersi.

“Në përputhje me misionin tonë punonjësit federalë janë të ftuar të bashkohen me ne për një vakt të shijshëm dhe duhet të dinë se kanë të gjithë mbështetjen tonë si komunitet”, theksoi këngëtari.

Jon Bon Jovi dhe gruaja e tij Dorothea hapën restorantin e parë në vitin 2011 nëpërmjet fondacionit “Jon Bon Jovi Soul”.    /os/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.