Risitë në Paketën Fiskale 2019, Tatimet takime informuese me të gjitha bizneset

TIRANË, 22 janar /ATSH/- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) po ndërmerr takime informuese me të gjithë bizneset, në rrethe të ndryshme të vendit, për të prezantuar ndryshmet në Paketën Fiskale 2019.

DPT njofton se, kalendari i takimeve është konceptuar për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë bizneseve sipas shtrirjes së tyre gjeografike.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka angazhuar ekspertët e saj më të mirë në të gjithë vendin, me synim ofrimin e asistencës dhe informimin sa më të gjerë në lidhje me ndryshimet e Paketës Fiskale 2019.

Çdo subjekt i interesuar për të marrë pjesë në këto takime mund të kontaktojë paraprakisht me Zyrën e Shërbimit të Tatimpaguesve.

/e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.