OSHEE: Investimet në rrjet, ndërprerje të energjisë në disa zona në Tiranë

95

TIRANË, 22 janar /ATSH- I. Vata/ – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e energjisë elektrike në kryeqytet se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.

OSHEE, shpjegon se në kuadër të rritjes së sigurisë dhe planit të investimeve, aktualisht në dy zona të Tiranës është duke u punuar për instalimin e rrjetit të ri.

Po ashtu, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike pasqyron ndërhyrjet për vendosjen e transformatorit të ri.

“Konkretisht, te kabina “Partizani 3” po vendoset një transformator i ri, dhe zona pa energji elektrike është një pjesë e rrugës “Muhamet Gjollesha” dhe ish-21 Dhjetori. Tjetër proces pune po zhvillohet te kabina “Vasil Shanto 10”, dhe pa energjia elektrike jane pjesërisht zonat pranë rrugëve “Aleks Buda”, “Nikollë Kaçori” dhe “Irfan Tomini”. Punimet do të zgjasin deri në orën 14:00”, shprehet OSHEE e cila kërkon mirëkuptimin e abonentëve për shqetësimin. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.