OKB: Shqipëria me rritje ekonomike në 4% dhe ulje të papunësisë

TIRANË, 22 janar /ATSH/- Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) projekton një rritje pozitive të ekonomisë shqiptare në nivelin 4% për vitin 2019.

Në raportin e publikuar së fundmi nga OKB mbi situatën ekonomike si dhe perspektivën për 2019, projeksionet e Kombeve të Bashkuara, citojnë tregues optimistë për ekonominë shqiptare.

Shqipëria do të jetë ekonomia me rritjen më të shpejtë në rajon për këtë vit.

Ndërkohë që për vitin 2018, projeksionet e OKB për ekonominë shqiptare, flasin për një rritje në nivelin 4,2%. Sa i përket normës së inflacionit, OKB projekton një rimëkëmbje në 2,4% këtë vit.

Ndërsa raporti flet edhe për progresin e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar sidomos në drejtim të uljes së papunësisë në nivele rekord dhe të konsolidimit fiskal shqiptar. /e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.