Objekte me vlera të mëdha kombëtare në muzeun etnografik shqiptar në Tuz

TIRANË, 22 Janar /ATSH/ – Në muzeun etnografik shqiptar në Tuz të Malit të Zi ruhen objekte me vlera të mëdha kulturore e kombëtare.

Presidenti i Republikës Ilir Meta, gjatë vizitës në Malin e Zi vizitoi këtë muze etnografik.

“Emocione të paharruara nga vizita në muzeun etnografik shqiptar në Tuz të Malit të Zi. Mirënjohje e pakufijshme për patriotin e shkëlqyer Shtjefën Ivezaj, familjen e tij dhe bashkëpunëtorët e shumtë, të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të mbledhur e ruajtur këto vlera të mëdha kulturore e kombëtare që i bëjnë krenarë të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë”, u shpreh Presidenti Meta.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.