“Milani” gati të blejë përfundimisht Bakayoko

TIRANË, 22 janar /ATSH/ – Gonzalo Higuain së shpejti do të bëhet një lojtar i “Chelseat” edhe falë miratimit të “Milanit” që i dha përparësi largimit të tij në janar.

Në bazë të këtij favori gazeta “Repubblica” bën të ditur se “Chelsea” është gati të ulë çmimin për Bakayokon të cilin Milani kërkon ta blejë përfundimisht francezin.

Ndërkohë, Bakayoko erdhi tek “Milani” verën që lamë nga “Chelsea”. Por londinezët i vunë një çmim të lartë mesfushorit dukë kërkuar plot 35 milion euro për ta lënë të lirë.
Megjithatë tani marrëdhëniet e “Chelsea” me “Milanin” janë normale, teksa në mes hyri dhe marrëveshja e Higuainit.

Tashmë londinezët do të duhet të ulin çmimin për Bakaykon, të cilin “Milani” është gati ta blejë.

/gj.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.