Merkel: Franca dhe Gjermania rikonfirmojnë vullnetin për një ushtri europiane

BERLIN, 22 janar /ATSH-AFP/ – Angela Merkel rikonfimoi sot vullnetin e Gjermanisë dhe Francës për krijimin në të ardhmen të një ushtrie europiane, pavarësisht kundërshtimit të shfaqur hapur të presidentit amerikan, Donald Trump ndaj kësaj ideje.

‘’Traktati i ri i bashkëpunimit franko-gjerman i nënshkruar të martën në Aachen në Gjermani, i cili parashikon një afrim në sektorin e mbrojtjes kërkon një kontribut për krijimin e një ushtrie europiane’’, pohon kancelarja gjermane.

Ajo përmendi më konkretisht zhvillimin e një kulture ushtarake dhe një industrie të përbashkët të armatimeve që përmenden në traktatin e ri, për të plotësuar atë të Elizesë së nënshkruar në 1963.

Dy liderët francezë dhe gjermanë konfirmuan vjeshtën e kaluar vullnetin e tyre për të parë ngritjen e një ushtrie europiane, një lajm që ngjalli në atë kohë zemërimin e presidentit amerikan, Donald Trump./v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.