Lezhë/ Mbi 18 milionë lekë për rikonstruksionin e kopshtit

TIRANË, 22 janar/ATSH/ Bashkia e Lezhës ka filluar punën për rikonstruksionin e plotë të kopshtit “Gurra”, duke siguruar kushte më të mira për fëmijët.

Zbatimi i këtij projekti, me një vlerë totale 18 179 024 lekë financohet plotësisht me të ardhurat vendore të bashkisë Lezhë.

Falë këtij investimi, në shtator, fëmijët e kopshtit “Gurra” do të mirëpriten në ambiente të reja dhe të rikonstruktuara sipas standardeve bashkëkohore.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.