Këmbim valutor, euro forcohet me 0,38 lekë dhe dollari me 0,51 lekë

TIRANË, 22 janar /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën monedha e përbashkët europian fitoj 0,38 lekë në raport me lekun dhe dollarin amerikan u këmbye me 0,51 lekë më shumë se një ditë më parë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet me 124.50 lekë dhe dollari 109.63 lekë.
Që prej fillimit të kësaj jave leku është zhvlerësuar në tregun e brendshëm valutor edhe ndaj monedhave të tjera, trend të cilin e ndjek edhe sot, ku këmbehet 1,33 lekë më pak se një ditë më parë me paundin britanik, dhe 0,55 lekë më pak me frangën zvicerane.
Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë, bën të ditur Banka e Shqipërisë.
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 109.63 +0.51
Euro EUR 124.59 +0.38
Poundi britanik GBP 141.58 +1.33
Franga zvicerane CHF 110.02 +0.55
Jeni Japonez (100) JPY 100.16 +0.62
Dollari Australian AUD 78.08 -0.03
Dollari Kanadez CAD 82.30 +0.16
Korona Suedeze SEK 12.14 +0.03
Korona Norvegjeze NOK 12.76 0.00
Korona Daneze DKK 16.68 +0.05
SDR SDR 152.74 +0.71
Ari(OZ 1) XAU 140749.57 +1,200.37
Argjend(OZ 1) XAG 1677.34 +13.91
Juani Kinez (onshore) CNY 16.11 +0.05
Juani Kinez (offshore) CNH 16.09 +0.05
Lira Turke TRY 20.46 +0.02

e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.