Kartat e identitetit, Prefekti Mamaj: Aplikoni tani dhe shmangni radhët

TIRANË, 22 janar/ATSH/ Prefekti i Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj vizitoi sot Sarandën për të monitoruar nga afër punën që po bëhet lidhur me adresarin në Gjendjen Civile.

Po ashtu, Prefekti inspektoi mbarëvajtjen e procesit të rinovimit të kartave të identitetit.

Ai ripërsëriti thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve, të cilëve ju skadon karta e identitetit në vitin 2019, që të paraqiten pranë zyrave përkatëse për të bërë të mundur shmangien e radhëve në muajt e ardhshëm, ku fluksi parashikohet të jetë më i lartë.

Qytetarët në të gjithë vendin, të cilëve iu skadojnë kartat e identitetit këtë vit, janë lajmëruar nga të gjitha institucionet përkatëse që të aplikojnë për pajisen me kartat e reja të identitetit.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.