Investimi prej 5.5 milionë lekësh, rikonstruktohet ura në Patos

TIRANË, 22 janar/ATSH/ Me një vlerë investimi prej 5.5 milionë lekësh, bashkia e Patosit ka ndërhyrë për rehabilitimin e urës në Zharrëz, një investim që i vjen në ndihmë gjithë komunitetit.

Sipas kryetares së bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj, “është siguruar ndërhyrja në infrastrukturë për rikonstruksionin e trotuarit dhe urës në këtë segment rrugor ku tanimë nuk mungon edhe ndriçimi”.

“Kjo urë ka marrë formë të re, pasi janë vendosur pasarela në të dyja anët duke mundësuar kalimin e qytetarëve në mënyrë të sigurt. E ndodhur në rrugë nacionale, investimi prej 5.5 milionë lekësh i shërben të gjithë banorëve të Njësisë Administrative Zharrëz”, tha Balilaj.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.