FOTO/ “Krijo oksigjenin tënd”, nisma për një Shqipëri të pastër turistike

TIRANË, 22 janar /ATSH/ – Shqipëria si destinacion turistik gjithashtu po shndërrohet dhe në një destinacion të pastër, ku ruajtja e mjedisit është një faktor kyç për mikpritjen e turistëve në një Shqipëri të bukur dhe të pastër.

Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit ka kohë që ka ndërmarr nisma mjaft të rëndësishme duke bërë aktivitete sensibilizuese për pastrimin dhe mirëmbajtjen e mjedisit në zonat me potenciale turistike.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në kuadër të nismës për një Shqipëri të pastër turistike është shprehur se, ”lançojmë sot fushatën “100 ditët e pemëve”, 100 ditë aktivitete në funksion të “Krijo oksigjenin tënd”, “Mbill pemët e tua”. Jo më kot hapim sot sezonin e ri të mbjelljeve me nxënësit e shkollës “Bari Nela”, në Zalbastar, pranë pellgut ujëmbledhës të Bovillës, për të folur për rëndësinë e pemëve në filtrimin e ujit të pijshëm”.

“40 masa konkrete, në zbatim të dokumentit strategjik të qeverisë për një menaxhim të ri të pyjeve. Jo vetëm mbjellje, por edhe ndërgjegjësim për të mbjellë pemë për një mjedis më të pastër, jetë më të shëndetshme, për të frenuar erozionin dhe zbutur ndryshimet klimatike”, u shpreh Klosi. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.