FOKUS – Datat kryesore të marrëdhënieve franko-gjermane nga 1945

121

PARIS, 22 janar /ATSH-AFP/ – Fazat e rëndësishme, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, marrëdhëniet franko-gjermane si dhe traktati në Aix-la-Chapelle nënshkruar mes Emmanuel Macron dhe Angela Merkel synojnë rinovimin e traktatit të miqësisë së 1963.

– 9 maj 1950: Robert Schuman, ministri francez i Punëve të Jashtme i propozon Republikës Federale të Gjermanisë (RFA) një autoritet mbikombëtar për çelikun dhe qymyrin të dy shteteve. Një vit më vonë themelohet me gjashtë shtete anëtare Komuniteti i Parë Europian, ai i qymyrit dhe i çelikut (CECA).

– 22 janar 1963: de Gaulle dhe Adenauer nënshkruajnë në Paris Traktatin e Elizesë për bashkëpunimin franko-gjerman. Në korrik krijohet Zyra franko-gjermane për Rininë (OFAJ).

– 13/14 mars 1969:Vendim për prodhimin e përbashkët të ‘’Airbus’’.

– 6/8 septembre 1978: Presidenti Valery Giscard Estaing dhe kancelari Helmut Schmidt hedhin bazat e Sistemit Monetar Europian (SME).

– 22 shtator 1984: Presidenti francez, François Mitterrand dhe kancelari Helmut Kohl përkujtojnë në Verdun, me shtrëngim duarsh kujtimin e ushtarëve francezë dhe gjermanë të rënë gjatë dy Luftërave Botërore.

– 9 nëntor 1989: Rrëzimi i Murit të Berlinit. Më 20-22 dhjetor, Mitterrand, shumë ngurrues përballë perspektiva të ribashkimit ndërmerr një vizitë zyrtare në RDGJ.

– 17/18 shtator 1990: Pak përpara ribashkimit 3 tetorit, marrëveshja Mitterrand-Kohl për të kompletuar bashkëpunimin. Mitterrand njofton tërheqjen e forcave franceze të pozicionuara në Gjermani që nga 1945. Të fundit do të largohen në 2008.

Më 2 tetor, krijimi i televizionit franko-gjerman ‘’Arte’’.

– 22 maj 1992: Krijimi i Eurotrupave, që do të kenë në strukturë Brigadën Franko-Gjermane. Më 14 korrik 1994, 200 ushtarë gjermanë të Eurotrupave marshuan në Champs-Elize.

30 nëntor 1999: Gerhard Schröder, kancelari i parë gjerman mban një fjalim në Asamblenë Kombëtare Franceze.

22 Janar 2003: 40 vjetori i Traktatit të Elizesë. Kjo ditë përkon me aktin e miqësisë franko-gjermane. Këshillat e Ministrave të përbashkët zëvendësojnë samitet.

– 6 qershor 2004: Gerhard Schröder, lideri i parë gjerman pjesëmarrës në ceremonitë përkujtimore të zbarkimit të aleatëve në Normandi me rastin e 60 vjetorit.

– 11 nëntor 2009: Angela Merkel, kryeministrja e parë gjermane përkujton në Paris armëpushimin e luftës së vitit 1914-18. Dy ditë më parë, presidenti Nikolas Sarkozi merr pjesë në Berlin në ceremonitë përkujtimore me rastin e njëzet vjetorit të rrëzimit të Murit.

– 10-11 Nëntor 2018: Emmanuel Macron dhe Angela Merkel vizitojnë së bashku lirishtën, vendi ku u nënshkrua armëpushimi në Rethondes, me rastin e 100 vjetorit të mbarimit të Luftës së Parë Botërore./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.