BRUKSEL – BE-ja gjobit me 570 milionë euro ”Mastercard”

BRUKSEL, 22 janar /ATSH-AFP/ – Komisioni Europian vendosi sot një gjobë prej 570 milionë euro ndaj ”Mastercard” për rritjen në mënyrë artificiale të kostove të pagesave me kartë, në dëm të konsumatorëve dhe rrethit të biznesmenëve të BE-së.

Rregullator i konkurrencës në BE, Komisioni vlerësoi se ”Mastercard” ka penguar aksesin e tregtarëve në shërbimet ndërkufitare për pagesat me kartë, duke shkelur në këtë mënyrë rregullat në lidhje me abuzimet e pozitës dominuese./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.