Aplikimi për SPAK, KLP sqaron dokumentacionin e kërkuar

TIRAN, 22 janar/ATSH/- Pas njoftimit se datës 07.01.2019, nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për shpalljen e fillimin e procedurave për plotësimin e 15 (pesëmbëdhjetë) pozicioneve vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, KLP njofton dokumentacionin e nevojshëm.

Sipas KLP, “Prokurorët e interesuar për të kandiduar në Prokurorinë e posaçme (SPAK), nuk është e nevojshme të dorëzojnë pranë KLP, Kopje të noterizuar e diplomës së studimeve në drejtësi dhe e listës së notave; Kopje të noterizuar e diplomës së studimeve në Shkollën e
Magjistraturës dhe e listës së notave (nqs ka); Kopje e Dekretit të Presidentit për emërimin si Prokuror; Kopje e Urdhërit të Prokurorit të Përgjithshëm për caktimin si prokuror në Njësinë e Përbashkët Hetimore, Prokurorinë e Krimeve të Rënda ose Drejtorinë kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik në Prokurorinë e Përgjithshme; Kopje të 2 akteve të fundit të vlerësimit të punës dhe aftësive profesionale e morale si prokuror”.

/a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.