2019, vit i rëndësishëm për rrugën europiane të Shqipërisë

TIRANË, 22 janar /ATSH/ Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se viti 2019 është një vit shumë i rëndësishëm në rrugën europiane të Shqipërisë. Ai e bëri këtë koment pas ceremonisë së zhvilluar në Presidencë, ku Kryeministri Edi Rama bëri betimin si Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme.

“Siç e përcakton Kushtetuta, u zhvillua ceremonia e betimit të Kryeministrit Edi Rama pas emërimit edhe si Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme. 2019 është një vit shumë i rëndësishëm në rrugën Europiane të Shqipërisë”, – theksoi Balla.

“Partia Socialiste e vetmja forcë politike me angazhim të qartë dhe të fortë për hapin tjetër të rëndësishëm fillimin e negociatave për anëtarësim me BE këtë vit”, përfundoi ai.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.