Wanda Nara: Icardi vazhdon 100 për qind kontratën me “Interin”

127

TIRANË, 21 janar /ATSH/ – Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi pritet të nënshkruajë kontratë të re me “zikaltërit”.

Gruaja dhe njëherësh agjentja e Mauro Icardit ka folur rreth çështjes së rinovimit të kontratës së sulmuesit me “Interin”.

Këto javët e fundit kanë qenë të tensionuara mes të dyja palëve, pasi ofertën e deritanishme të “Interit”, Wanda Nara ka refuzuar ta pranonte për vazhdimin e kontratës.

Megjithatë ajo pret që gjithçka të shkojë mirë në ditët në vazhdim dhe të arrihet marrëveshja për vazhdim.

“Unë dhe Mauro nuk i kemi kërkuar gjë ‘Interit’. Ndoshta më marrin për budallaqe, por nuk jam”.

“Jam 100% e bindur, vullneti ynë është të vazhdojmë me ‘Interin’”, theksoi Wanda.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.