Tiranë, 4 qendra shëndetësore shërbim 24 orë për urgjencat pediatrike.

TIRANË, 21 janar/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se ‪katër qendra shëndetësore në Tiranë ofrojnë shërbim 24 orë për urgjencat pediatrike. Për të gjithë prindërit shërbimi ofrohet afër vendbanimit, ndaj nuk është e nevojshme të dërgohen fëmijën në spital nëse ka një urgjencë në orët e mbrëmjes.‬

Këto qendra shëndetësore janë: ajo nr.6 Kombinat, qendra shëndetësore nr.7, qendra shëndetësore Nr.8, Laprakë si dhe qendra shëndetësore nr.10 Te Oxhaku. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.