Thaçi takon komandantin e KFOR-it Lorenzo D’Addario

PRISHTINË, 21 janar /ATSH/ – Presidenti i vendit Hashim Thaçi, zhvilloi një takim me komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario.

Presidenti dhe komandanti i KFOR-it biseduan për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.

“Komandantin D’Addario e falenderova për përkushtimin e treguar të KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vendin tonë. Jemi përjetësisht mirënjohës për kontributin e çdo ushtari që shërben në Kosovë”, shprehet Thaçi./KosovaPress//e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.