SPANJË – Numri i turistëve në botë në rritje për vitin 2018

MADRID, 21 janar /ATSH-AFP/ – Numri i turistëve ndërkombëtare në botë vazhdoi rritjen e saj të fortë në vitin 2018 me një progresion prej 6% në 1,4 milionë persona, sipas një vlerësimi të publikuar sot nga Organizata Botërore e Turizmit.

Kjo rritje vjen kryesisht nga turistët që shkojnë në Europën jugore (+7%), theksoi ky organ i Kombeve të Bashkuara me qendër në Madrid.

Në tërësi, numri i turistëve të ardhur nga Europa është rritur gradualisht me 6% në 713 milionë persona vitin e kaluar.

Lindja e Mesme, që vazhdon ngritjen e saj ekonomike, ka qenë gjithashtu një prej destinacioneve që ka shënuar rritje të turizmit (+10% në 64 milionë turistë). Ashtu si Afrika që ka regjistruar një rritje prej 7% (10% në Afrikën e Veriut dhe 6% në Afrikën Subsahariane) në 67 milionë turistë.

Azi Paqësori ka marrë 343 milionë turistë (+6%) dhe kontinenti amerikan 217 milionë (+3%). /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.