Sot, tetë vite nga 21 Janari 2011, ku u vranë 4 protestues

TIRANË, 21 janar /ATSH/ – Sot shënohen tetë vite nga 21 Janari 2011, dita kur gjatë një proteste të Partisë Socialiste, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë u vranë katër protestues nga Garda e Republikës.

Gjatë protestës së 21 Janarit 2011, mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Ndërkohë sot në orën 11:00 do të zhvillohen homazhe për viktimat e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

/gj.mima/a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.