TIRANË, 21 janar /ATSH- I. Vata/ – Altin Binaj, drejtues në Prokurorinë e Apelit Vlorë do t’i nënshtrohet sot Vetingut.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë sot një seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit Altin Binaj, drejtues në Prokurorinë e Apelit Vlorë.
Po ashtu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur dhe trupën gjykuese të përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko, Xhensila Pine.
Prokurori i Vlorës, Altin Binaj do të kalojë në sitën e Vetingut për tre kriteret klasike, atë të ligjshmërisë së pasurisë dhe atë etik dhe profesional. /a.g/