OSHEE: Dëmton fiderin F13, pa energji një pjesë e Unazës së Re

85

TIRANË, 21 janar /ATSH- I. Vata/ – Një pjesë e Unazës së Re mbeti pa energji, ndërsa Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po merr të gjitha masat për riparimin e dëmit të shkaktuar nga një subjekt privat.

OSHEE sqaron se një subjekt privat, duke punuar për llogari të Ujësjellësit, dëmtoi fiderin F13, e për pasojë ka mbetur pa energji elektrike një pjesë të Unazës së Re.

Po ashtu OSHEE – Tiranë po merr masat përmes manovrimeve për të rikthyer sa më shpejt furnizimin me energji elektrike. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.