MEKSIKË – Arrin në 85 bilanci i viktimave nga shpërthimi i tubacionit të naftës

MEKSIKË, 21 janar /ATSH-ANSA/- Arrin në 85  persona, bilanci i viktimave të shpërthimit dhe zjarrit në një naftësjellës meksikan në zonën në Tlahuelilpan, në shtetin meksikan të Hidalgo, theksoi  ministri i Shëndetësisë së Meksikës, Jorge Alcocer, i cili gjithashtu ka shtuar se 58 persona janë të shtruar në spital, ndërsa dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Guvernatori i shtetit, Omar Fayad, shtoi se “ka vështirësi të mëdha në identifikimin e viktimave të goditura nga flakët gjatë përpjekjes për të vjedhur karburant nga tubacioni”.

Qeveritë shtetërore dhe federale janë duke u kujdesur për shpenzimet mjekësore dhe funeralet e tyre. /os/ /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.