Londra nis procedurën për europianët që duan të qëndrojnë pas Brexit

LONDËR, 21 janar /ATSH-AFP/ – Qeveria britanike lançoi sot një aplikacion në celular në të cilin shtetasit europianë me banim në Britaninë e Madhe mund të aplikojnë për të qëndruar në vend pas Brexit.

Rreth 3,5 milionë qytetarë europianë jetojnë aktualisht në Britaninë e Madhe. Ata do të duhet të aplikojnë për “statusin e rezidentit të përhershëm” për të vijuar për të punuar ose të jenë pjesë e skemës së sigurimeve shoqërore kur vendi do të shkëpusë lidhjet me Bashkimin Europian.

Ministria e Brendshme siguroi se dëshiron ta thjeshtojë procedurën sa më shumë që të jetë e mundur. Në aplikacionin, i cili ende nuk punon në iPhone , përdoruesit janë të lutur të bëjnë një fotografi të pasaportës së tyre biometrike dhe fytyrës për të konfirmuar identitetin e tyre.

Ata më pas do të orientohen drejt një faqe interneti për të dhënë adresën e tyre dhe mund të bien dakord për një verifikim të situatës buxhetore, për të konfirmuar adresën e tyre./ /v/b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.