IZRAEL – Forcat izraelite zhvillojnë sulme kundër objektivave iraniane në Siri

TEL AVIV, 21 janar /ATSH-AFP/ – Ushtria izraelite njoftoi dje në mbrëmje se po zhvillon sulme mbi shënjestra iraniane në Siri pasi kishte interceptuar të dielën një raketë të lëshuar që prej territorit sirian.

Ushtria izraelite njofton në një komunikatë se “është duke goditur në këtë çast forcat Quds të Gardianëve të Revolucionit Iranian në Siri. Ajo paralajmëron forcat siriane kundër çdo përpjekje për të goditur territorin apo forcat e Izraelit”.

Komunikata e ushtrisë nuk jep asnjë detaj mbi goditjet që njofton se është duke zhvilluar.

Në Damask, agjencia zyrtare siriane SANA njoftoi se “mbrojtja antiajrore siriane ishte përgjigjur të dielën në mbrëmje ndaj sulmeve të reja armike kundër Sirisë, pas sulmeve izraelite të zhvilluara gjatë ditës së diel në jug të Sirisë”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.