FRANKFURT- FAZ: Brexit rrezikon paqen në Irlandën e Veriut

FRANKFURT, 21 janar /ATSH-DPA/- Brexit po rrezikon paqen në Irlandën e Veriut, shkruan gazeta konservatore gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ), pas një makine bombë të gjetur jashtë një gjykate në qytetin Londonderry këtë fundjavë.

“Shpërthimi ka destabilizuar një vend që tashmë është më i ndarë sesa ka qenë në shumë vite”, shkruan gazeta.

“Në fund të fundit, nga referendumi i Brexit i vitit 2016, mundësia e një kufiri të ngurtë europian ka qenë një kërcënim për paqen në Irlandën e Veriut”, thuhet në një artikull të FAZ.

“Kjo ka lidhje edhe debatin që aktualisht është duke e copëtuar gjithë Mbretërinë e Bashkuar”, sipas gazetës gjermane.

Politikanët nga të gjitha anët dënojnë sulmin, i cili sipas FAZ ka treguar se një kthim në dhunën e kaluar mund të shmanget. /os/ /G.S/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.