FOTO/ Njihuni me mjekun hero të ditëve të vështira në Malësinë e Madhe

TIRANË, 21 janar/ATSH/ – Mjekët janë heronjtë e ditëve të vështira të motit të keq, veçanërisht në zonat e thella të Shqipërisë, të cilat janë të bllokuara nga dëbora.

Mjeku Adrian Këlliçi është një prej tyre. Ai ofron kujdes shëndetësor për banorët e Kelmendit në Malësinë e Madhe edhe në ditët kur bora ka bllokuar gjithë zonën. Prej 8 vitesh Adriani u shërben pacientëve në Qendrën Shëndetësore në Tamarë.

Mjekut i duhet të bëjë rrugë të gjatë e tejet të vështirë për të mbërritur në Qendrën Shëndetësore. Por ky fakt nuk e pengon Adrianin t’u vijë në ndihmë pacientëve të tij.

z.tosku/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.