FOTO/ “Një ditë në muze” me studentët e mjekësisë dhe të inxhinierisë së ndërtimit

197

TIRANË, 21 janar/ATSH/-Muzeu Historik Kombëtar,në kuadër të programeve kulturore dhe promovuese organizoi sot veprimtarinë me titull “Një ditë në muze!” me studentët e mjekësisë dhe të inxhinierisë së ndërtimit. Studentet e Rezidencës Studentore Universitare nr.2 të shoqëruar nga specialistët e Sektorit të Kulturës dhe Marketingut pranë Bashkisë Tiranë, zhvilluan veprimtarinë “Një ditë në muze!”.

Studentët u njohën me historinë e vendit tonë në tërësi duke vizituar pavijonet e muzeut, duke marrë përgjigje për pyetjet e tyre rreth objekteve të ekspozuara në muze, sidomos për periudhën e lashtësisë dhe kohën e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. m.z/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.