FOTO/ Eklipsi i “Hënës së Përgjakur”, spektakli qiellor nëpër botë

TIRANË, 21 janar /ATSH/ – Mbrëmjen e 21 janarit dhe në orët e para të mëngjesit të 21 janar 2019 u shfaq në qiell “Superhëna e përgjakur”.

Për Amerikën e Veriut dhe Amerikën Qendrore, fenomeni u pa të dielën në mbrëmje, ndërsa për pjesën më të madhe të Amerikës së Jugut dhe Europës, përfshi Shqipërinë, spektakli ndodhi në orët e para të së hënës.

Ai nisi në orën 5:41 minuta, maksimumi i të cilit arriti në 6:12 minuta dhe përfundoi në orën 6:43 minuta me orën lokale. Përveçse është e kuqe Hëna u shfaq më e madhe dhe më e shndritshme se zakonisht.

Eklipsi më i madh i Hënës mbetet ai i 27 korrikut të vitit të kaluar, i cili zgjati plot 103 minuta.

Ndërsa eklipsi i plotë i Hënës që do të shihet në të gjitha fazat e tij do të ndodhë më 20 dhjetor 2029. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.