FOTO/ “Atelier në Trashëgiminë Kulturore”, afron brezin e ri me vlerat kulturore të vendit tonë

TIRANË, 21 janar /ATSH/ – Rinis realizimi i projektit “Atelier në Trashëgiminë Kulturore” për vitin 2019, me brezin e ri në Berat, projekt ky që afron brezin e ri me artin dhe kulturën për njohjen dhe vlerat e trashëgimisë tonë kulturore.

Puna në këtë fillim viti nisi me realizimin e programeve edukative, duke zgjedhur brezin e ri si interpretues të vlerave. Specialistja e muzeut Etnografik realizoi, aktivitetin me nxënësit e klasës së II b të shkollës ”Ajet Xhindole”, Berat.

Synimi i këtij projekti është që nxënësit nëpërmjet vizatimit të njihen me vlerat e trashëgimisë kulturore si dhe të kuptojnë termin muze.

Nxënësit ngjyrosën animacione me imazhe nga koleksioni i Muzeut Etnografik, si dhe punuan në plastelin objekte të ndryshme. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.