FOTO/ “21 Janari”, Rama dhe familjarët homazhe në nderim të 4 viktimave

.

PA KOMENT

Posted by Edi Rama on E hënë, 21 Janar 2019

TIRANË, 21 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deputetë të Partisë Socialiste, familjarë të viktimave dhe qytetarë të shumtë zhvilluan sot homazhe për viktimat e 21 Janarit në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Me heshtje, lot në sy dhe karafila të kuq në duar, ata përkujtuan 8-vjetorin e ndarjes nga jeta të 4 protestuesve Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Bashkë me kryeministrin, ministra e deputetë u përkulën për të vendosur lule në pllakat përkujtimore, që ndodhen në vendet ku ata u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë.

Sot shënohen tetë vite nga 21 Janari 2011, dita kur gjatë një proteste të Partisë Socialiste, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë u vranë katër protestues nga Garda e Republikës.

Gjatë protestës së 21 Janarit 2011 mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj./m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.