Facebook do të hapë 1 000 vende të reja pune në Irlandë në 2019

DUBLIN, 21 janar /ATSH-AFP/ – Rrjeti social ”Facebook” njoftoi sot krijimin e 1 000 vende pune në Irlandë në 2019, ku në fokus do të jetë lufta kundër lajmeve të rreme, duke e çuar numrin e punonjësve në vend në 5 000 persona.

Numri dy i gjigantit amerikan, Sheryl Sandberg e bëri këtë njoftim në Dublin gjatë një konference të organizuar nga Facebook ku vëmendja ishte drejtuar nga SME-të.

Këto vende të reja pune do të rishpërndahen në disa qendra të grupit në vend, në Dublin, në komptenë e Meah (veri-lindje) dhe atë të Cork (jug)./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.