Dhelpra e kuqe, pjesë e pasurisë së faunës në Parkun Kombëtar të Dajtit

TIRANË, 21 janar /ATSH/ – Moratoriumi i gjuetisë në vendin tonë përherë e më shumë po pasuron parqet natyrore me faunën e egër, si dhe me specie të rralla që i kanë munguar natyrës dhe mjedisit tonë.

Përkujdesja dhe angazhimi i specialistëve për të ruajtur mjediset nga gjuetia e paligjshme ka bërë të mundur që një specie rrallë në vendin tonë si është dhelpra e kuqe të rikthehet pas përkujdesjes në Parkun Kombëtar të Dajtit, duke e shndërruar tashmë në një atraksion turistik dhe për pasionantët e vëzhgimit të botës së egër.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi shprehet se, ”dhelpra e kuqe e “Safari Park”, në Fier, tani është e lirë. Pas 80 ditësh trajtim intensiv në kopshtin zoologjik të Tiranës, “Four Paws” realizoi me sukses lëshimin e saj në natyrë. Ajo do të jetë pjesë e pasurisë së faunës në Parkun Kombëtar të Dajtit”. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.