BM – Londra: Nëse ndalohet Brexit, do të ketë cunami politik

LONDËR, 21 janar /ATSH-ANSA/- Nëse Brexit do të bllokohet, do të ketë një cunami politik, theksoi Ministri i Tregtisë së Jashtme britanike Liam Fox në një editorial të gazetës “Telegraf”.

“Dështimi për të arritur Brexit do të krijojë një humnerë midis parlamentit dhe njerëzve, një përçarje në sistemin tonë politik me pasoja të paparashikueshme”, theksoi ai.

Pas refuzimit nga deputetët britanikë të planit të kryeministres së Theresa May për ndarjen me BE-në, ajo kthehet në Parlament për të shpjeguar në çfarë mënyre synon t’a ndryshojë marrëveshjen.

Nga ajo që është zbuluar në orët e fundit në mediet britanike, nuk do të ketë ndryshime radikale dhe prandaj rreziku që plani të refuzohet përsëri është shumë i lartë.   /os/ /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.