Qytetarët: Kërkesat u plotësuan, studentët të rikthehen në mësim

TIRANË, 20 janar /ATSH/ – Të pyetur nga Agjencia Telegrafike Shqiptare qytetarët shprehen se studentët duhet t’i rikthehen mësimit. Ata mbështesin kauzën e studentëve, por theksojnë se mësimi është i rëndësishëm dhe duhet të rifillojë.

Një qytetar tha se kërkesat u plotësuan, studentët duhet të rikthehen në mësim.

“Ulja e tarifave është e domosdoshme, ka kërkesa që duhet të plotësohen dhe ka kërkesa që nuk duhet të plotësohen, por më e rëndësishmja është që studentët të rikthehen në shkollë, mos shkëputen nga mësimi”.

Një tjetër qytetar tha se studentët duhet të vazhdojnë mësimin dhe protestën njëkohësisht.

Një tjetër qytetar tha se pakti për universitetin i ka plotësuar kërkesat e tyre dhe ata duhet të rikthehen në mësim. “Mendoj se pakti për universitetin i ka plotësuar kërkesat e studentëve. Meqënëse fituan këto të drejta nuk duhet ta bojkotojnë më mësimin. Mësimi duhet të rifillojë”.

Edhe një qytetar tjetër tha  se mësim duhet të rifillojë. “Unë jam plotësisht dakord me kërkesat e studentëve shpresojmë që qeveria t’ua plotësojë kërkesat meqë u dha fjalën. Por ata duhet t’i rikthehen mësimit sepse humbasin vitin, kanë provime”.

/o.l/./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.