GREQI – Mijëra manifestues kundër marrëveshjes me Maqedoninë

ATHINË, 20 janar /ATSH-AFP/ – Mijëra persona janë mbledhur sot në qendër të Athinës për të protestuar kundër marrëveshjes mbi emrin e ri të Maqedonisë, për të cilin Parlamenti grek pritet të votojë për pak çaste.

Ka pasur disa përplasje mes forcave policore dhe rreth 30 manifestuesve, që hodhën objekte dhe u përpoqën të bllokojnë me forcë mbylljen e Parlamentit, pranë monumentit të Uashtarit të Panjohur.

Me thirrje kryesisht nga “komiteti i luftës për greqëzimin e Maqedonisë”, qindra autobusë me që vijnë nga gjithë vendi dhe në veçanti nga veriu i Greqisë, mbërritën sot në Athinë duke transportuar mijëra manifestues, sipas organizatorëve, për të marrë pjesë në këtë protestë.

Marrëveshja mbi emrin e ri të Maqedonisë, e nënshkruar mes Athinës dhe Shkupit qershorin e kaluar, synon t’i japë fund konfliktit gati 30 vjeçar mes dy vendeve fqinje duke e riemëruar këtë vend të vogël të Ballkanit “Republika e Maqedonisë së Veriut”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.