FOTO/ Varri monumental i Persqopit, atraksioni i rijetëzuar për turistët e vlerave arkeologjike

TIRANË, 20 janar /ATSH/ – Përfundon restaurimi i Varrit Monumental të Vendbanimit Antik të Persqopit.

Projekti i miratuar në Këshillin Kombëtar të Restaurimit bëri të mundur kryerjen e ndërhyrjeve konservuese – restauruese, pastrimin e vegjetacionit, ndërtimin e sistemit të drenazhit përreth varrit si dhe vendosjen e tabelave informuese.

Varri Monumental ndodhet në pjesën lindore të malit të Vilës. Ai është pjesë e vendbanimit të njohur me emrin “Muret antike dhe varri i Persqopit”, në malin e Petrelës.

Persqopi ishte një nga qytetet antikë që nuk u ripërdorën për shumë kohë. Mendohet se popullsia lëvizi dhe u vendos në Petrelë.

Sot,këto rrënoja të vjetra tërheqin turistë të historisë antike dhe kuriozë të vlerave arkeologjike./a.a/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.