SHBA – Përcaktohet vendi i samitit të dytë Trump-Kim

127

UASHINGTON, 19 janar /ATSH-AFP/ – Donald Trump, njoftoi sot se një vend, që nuk e ka përcaktuar ai, u zgjodh për samitin e dytë që do të mbahet në fund të shkurtit me kreun koreanoverior, Kim Jong Un, që presidenti amerikan e konsideron si një progres të madh drejt denuklearizimit të gadishullit korean.

“Ne kemi zgjedhur vendin, që do të njoftohet në të ardhmen”, deklaroi Trump në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë.

Një ditë më parë, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Trump do të takohet sërish me Kim Jong Un në fund të shkurtit.

Ky njoftim erdhi pas takimit të tij në Zyrën Ovale me krahun e djathtë të liderit koreanoverior, gjeneralin Kim Yong Chol.

Vietnami është shprehur se është i gatshëm të presë këtë takim të ri, pas atij historik të zhvilluar më 12 qershor 2018 në Singapor.

Megjithatë në listë janë edhe Tajlanda me Mongolinë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.